Hapësire reklamuese

Aktualitet

One Albania vazhdon “përsheshin”! Paguan në mes të muajit? Kujdes, do të mbetesh pa kartë

Shkruar nga Newsbomb
One Albania vazhdon “përsheshin”! Paguan në mes të

Gjej shesh dhe bëj përshesh! Ky është mishërimi më i mirë i aktivitetit të kompanisë celulare One Albania në vendin tonë, e denoncuar sistematikisht për abuzimet me tarifat, shërbimin dhe korrektësinë me abonentët.

Newsbomb.al i ka kushtuar disa artikuj kësaj kompanie gjatë muajve të fundit, në përpjekje për të zgjuar nga "letargjia" institucionet shtetërore dhe autoritetet përgjegjëse për mbrojtjen e konsumatorit.

Në këtë fushatë tonën na janë bashkuar dhe gazetarë të njohur, personazhe të jetës publike dhe aktivistë të ndryshëm. E përbashkëta e shqetësimit të tyre është shërbimi skandaloz i kompanisë celulare që ka ardhur në Shqipëri si markë hungareze, por me pronarë shqiptarë dhe të lidhur me politikanë të lartë në Tiranë.

I tillë është dhe rasti i fundit që ka mbërritur në redaksinë tonë, të cilin pas verifikimeve, kemi konstatuar se është një problematik gjerësisht e hasur me abonentët e One Albania në mbarë vendin.

Mbajtësi zyrtar i numrave dhe të dhënave të më shumë se një milion shqiptarëve ka nisur të çaktivizojë në mënyrë arbitrare kartat sim të abonentëve, të cilët vonohen deri në nëntë ditë nga kryerja e pagesës respektive. Kjo, edhe nëse ti je me kontratë një vjeçare dhe ke nënshkruar të gjitha të drejtat dhe detyrimet.

Madje, edhe përse kompania të detyron të bësh pagesën brenda datës 18 të muajit, dy javë përpara tarifimit mujor.

Thënë më thjesht, One Albania të lë kohë nga data 1 e muajit respektiv deri më datë 18 që të paguash ofertën apo pagesën mujore nëse je abonent me kontratë. Sapo nis muaji i ri, kompania të njofton për pagesën e re dhe nëse nuk e bën, karta jote sim çaktivizohet dhe nuk mund të marrësh më as thirrje hyrëse.

Kjo është një shkelje tjetër e kompanisë celulare për të cilën autoritetet mbyllin sytë, ndërsa qytetarët duhet të enden dyerëve të dyqaneve të One Albania për të bërë pagesat e për të pritur me ditë derisa kartat sim të aktivizohen përsëri.

Autoriteti i Konkurrencës apo dhe Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare duhet të hetojnë këto veprime arbitrare të hungarezëve të natyralizuar në shqiptarë, pasi abonentëve mund t'u mbyllet shërbimi por kurrsesi t'u çakivizohen kartat sim për të cilat kanë paguar dhe i kanë pronë të tyre.

One Albania nuk të falë një ditë nëse kalon afatin për pagesën, edhe nëse je abonent me kontratë dhe ke marrë përsipër shlyerjen e detyrimeve - edhe me interes - nëse nuk i përmbahesh marrëveshjes ligjore dypalëshe, por kompania celulare nuk mban asnjë përgjegjësi për mungesën e shërbimit, ndërprerjen e sinjalit në mes të Tiranës dhe tarifimeve abuzive.

LEXO EDHE: Skandali me kompaninë “ONE”/ Gazetari: Më kërkojnë 200 euro për një numër që nuk e kam aktivizuar e as përdorur! Kolegu: Mua refuzojnë të më mbyllin kontratën

LEXO EDHE: ONE Albania “i ha kokën” edhe shefit bullgar të IT-së, shkarkohet pas muajsh dështime Svetoslav Nanchev

LEXO EDHE: “ONE Albania” në firo, abonentët braktisin kompaninë celulare pas mungesës së shërbimit! Reagon dhe AKEP-i

LEXO EDHE: Skandali me kompaninë “ONE”/ Gazetari: Më kërkojnë 200 euro për një numër që nuk e kam aktivizuar e as përdorur! Kolegu: Mua refuzojnë të më mbyllin kontratën

LEXO EDHE: “ONE Albania” rrezik për Sigurinë Kombëtare! Dështon bashkimi me Albtelecom, mijëra qytetarë pa shërbim

LEXO EDHE: Dështimet e ONE Albania dhe sistemi operativ indian, i “hanë kokën” shefit hungarez për Ballkanin Perëndimor

LEXO EDHE: Dështimet e One Albania, abonentët ‘masakrojnë’ në rrjetet sociale: Jeni kompani e degraduar, na keni lënë pa shërbim

LEXO EDHE: Vazhdojnë skandalet e “ONE Albania”, u jep klientëve letër bakalli me vulë se nuk lëshon dot as kupon tatimor

LEXO EDHE: “Dështimet po i hamë me lezet”, gazetarja vë në lëvizje Autoritetin e Konkurrencës: “ONE Albania” më njofton të paguaj ofertën pas 20 ditësh!

LEXO EDHE: Gazetari “shpërthen” ndaj ONE Albania: Paguaj minutat ndërkombëtare, por që nga janari shërbimi nuk punon! Në dyqan më thonë ‘mos u lodh kot’

LEXO EDHE: “5 ditë pa internet, thoni s’kemi ç’bëjmë”, ONE Albania reklamon shërbimet, qytetarët “e masakrojnë” me komente

LEXO EDHE: AKEP “kyç gojën” për ONE Albania, kompania celulare probleme edhe me sinjalin, qytetarët ankohen se duhet të bëjnë 2-3 herë një telefonatë

LEXO EDHE: “Ne jemi Rrjeti më i mirë”, One Albania reklamon shërbimin, qytetarët vërshojnë me komente: Ju jeni më të paaftët, kemi 4 muaj pa përgjigje

Lexo edhe: ONE Albania presion abonentëve me gjyqe e zyra përmbarimi! Abuzimi me kontratat e mbyllura vite më parë dhe rasti i gazetarit që i kërkojnë 200 euro (DOKUMENTI)

LEXO EDHE: Pedagogu: Aplikoj për të ndërruar numrin, ONE më refuzon me arsye absurde! Mos ka nxjerr AKEP ndonjë vendim?!

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese