Hapësire reklamuese

Aktualitet

Temperatura më të ulëta dhe reshje shiu në disa zona, ja parashikimi i motit për këtë të mërkurë

Shkruar nga Newsbomb
Temperatura më të ulëta dhe reshje shiu në disa zona, ja
Foto ilustruese

Ditën e mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme, sipas SHMU.

Moti parashikohet me vranësira të cilat pas orëve të mëngjsit do të vijnë në pakësim.

Reshjet e shiut me intensitet të ulët parashikohen të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit deri në orët e mëngjesit në veri dhe qendër të vendit, lokalisht shtrëngata shiu shoqëruar me shkarkesa eleketrike dhe breshër. Gjatë ditës reshjet e shiut me intensitet të ulët lokalizohen vetëm përgjatë relieveve malore të vendit, në mbrëmje ndërprerje të reshjeve të shiut në të gjithë vendin.

Era me drejtim veriperëndim-verilindje me shpejtësi mesatare 7 m/s, e cila hera-herës pritet të fitojë shpejtësi deri në 15m/s.

Valëzim në det të forcës 2-4 ballë.

Temperatura më të ulëta dhe reshje shiu në disa zona, jaTemperatura më të ulëta dhe reshje shiu në disa zona, ja

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese