Foto nga Lungomare
Një stuhi e fuqishme shoqëruar me erëra të forta dhe rruge ka goditur mbrëmjen e djeshme bregdetin e jugut. Në pamjet e bëra publike nga qyteti i Vlorës duket se si era e fortë ka shkaktuar kaos përgjatë shëtitores së lungomares, ku stuhia ka marrë përpara karriget dhe tavolinat e lokaleve.
Po ashtu në pamje shohet se pushuesit vrapojnë për t’u shpëtuar objekteve që “fluturojnë” në ajër.
Gjatë gjithë kohës së stuhisë rrufetë e njëpasnjëshme kanë ndriçuar qiellin. Ndërkohë që mësohet se edhe zona e himarës është përballur me të njëjtat kushte atmosferike.
Sondazh
Poll
