Shtetasi me origjinë shqiptare Endi Balla, ka refuzuar në momentin e fundit të deklarohet fajtor për akuzat që rëndojnë ndaj tij për tentativën e rrëmbimit të dy vajzave të mitura, duke shtyrë kështu edhe njëherë procesin gjyqësor.
Ai akuzohet se në gusht të vitit 2024 tentoi të rrëmbente një vajzë 15-vjeçare në Clinton Township dhe një vajzë 7-vjeçare në Sterling Heights. Të dyja vajzat, Olivia dhe Alexis, ikën me ndihmën e dëshmitarëve dhe "Samaritanëve të Mirë."
Mediat e huaja raportojnë se avokati mbrojtës Sam Bennet deklaroi se klienti i tij kishte pranuar marrëveshjen e fajësisë javën e kaluar, por ndryshoi mendje pak para nisjes së seancës.
Kur gjyqtari pyeti Endi Ballën nëse dëshironte të deklarohej fajtor, ai u përgjigj shkurtimisht “Jo”.
Ndërkohë ai ka shkaktuar edhe tensione në sallë me sjelljen e tij. Në një moment ai tentori të komunikonte me personat së sallë më pas u tregoi gishtin e mesit famiiljarëve të dy vajzave të mitura. Procesi gjyqësor ndaj tij është shoqëruar prej muajsh me debate mbi gjendjen e tij mendore. Në një fazë, prokuroria shqyrtoi edhe mundësinë e një pretendimi për paaftësi mendore, ndërsa më herët gjatë këtij viti Balla u shpall i aftë për t’u përballur me drejtësinë.
Gati 2 vjet më vonë, anëtarët e familjes thonë se janë të lodhur nga vonesat.
