Hapësire reklamuese

Politikë

“90% janë fallco!” Rama poston KOMENTET e kundërshtarëve të “Paketës së Maleve”: Janë sorrat dhe korbat që shajnë e mallkojnë…

Shkruar nga Newsbomb
“90% janë fallco!” Rama poston KOMENTET e
Ilustrim: Edi Rama, disa prej komenteve

Përmes një postimi në llogarinë e tij në rrjetin social “Facebook”, kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj gjithë atyre që kritikojnë “Paketën e Maleve”. Ai ka zgjedhur t’u përgjigjet atyre duke ndarë disa prej komenteve që i kanë bërë, duke u shprehur se 90%  tyre janë profile fallco.

Rama ka ndarë me emra dhe mbiemra të gjithë profiket, duke u shprehur se sipas tij pas tyre fshihen: “sorrat e opozitave parlamentare dhe korbat e opozitave imagjinare, të cilat e shndërruan Bulevardin e Flamingove në Sheshpërsheshin e Vulgaritetit”

Postimi i Ramës:

"Lexoni ARGUMENTAT E KUNDËRSHTARËVE TË PAKETËS SË MALEVE dhe kini parasysh se 90% e tyre janë vërtetë profile fallco, po mbas atyre profile qëndrojnë pikërisht sorrat e opozitave parlamentare dhe korbat e opozitave imagjinare, të cilat e shndërruan Bulevardin e Flamingove në Sheshpërsheshin e Vulgaritetit, ku jashtënxirret llumi i gjuhës së urrejtjes me sasira e ndotësira që ai bulevard s’i kishte parë as kur nxirrte gjuhën mbi të Ndotësi i Madh i mexhelisit tonë…

Shikojeni se si i shajnë, mallkojnë, ofendojnë gjithë ata burra sot në Theth dhe mendojeni vetëm për një sekondë, që këta shpirtra të bardhë si sytë e sorrës dhe pendët e korbit, të kenë në dorë fatin e Shqipërisë"

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese