Hapësire reklamuese

Politikë

Rama mbledh të vetët te Pallati i Brigadave të premten, zbardhet AGJENDA e takimit

Shkruar nga Newsbomb
Rama mbledh të vetët te Pallati i Brigadave të premten, zbardhet
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama pritet të mbledhë këtë të premte Grupin Parlamentar dhe kabinetin qeveritar. Ndërkohë është zbardhur agjenda e mbledhjes së zgjeruar e cila do të mbahet në orën 09:30 te Pallati i Brigadave.

Sipas agjendës, e cila u është shpërndarë deputetëve, fjalën do ta mbajë fillimisht kreu i Kuvendit Niko Peleshi, që do të paraqesë një bilanc mbi drejtimin e Kuvendit, perspektivën e godinës së re së Kuvendit si edhe futjen e teknologjisë në funksionin e institucionit.

Më pas do të jetë Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ai i cili do të bëjë një bilanc të punës gjatë këtij sesioni parlamentar, duke u ndalur tek aktivizimi i deputetëve on dhe offline. Ndërkohë që janë parashikuar jo më shumë se 2 minuta për çdo folës.

Në përfundim do të jetë Kryeministri Edi Rama ai i cili do të mbajë fjalën përmbyllëse të viti të parë të mandatit të katërt.

Rama mbledh të vetët te Pallati i Brigadave të premten, zbardhet
Agjenda

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese