Hapësire reklamuese

Politikë

“Kemi hyrë në një spirale dhune”, Erion Braçe reagon pas incidentit të gjuajtjes me vezë: Sulmi fizik është krim, jo e drejtë themelore

Shkruar nga Newsbomb
“Kemi hyrë në një spirale dhune”, Erion Braçe
Foto ilustruese

Deputeti socialist Erion Braçe ka reaguar ashpër pas incidentit të gjuajtjes me vezë ndaj deputetëve nga protestuesit, pak para nisjes së seancës plenare të sotme. Në një video mesazh të publikuar në rrjetet sociale, ai e cilësoi aktin si të papranueshëm dhe jashtë çdo kuadri të lirive themelore të njeriut.

Braçe theksoi se askush nuk ka të drejtë të sulmojë fizikisht një tjetër dhe se dhuna nuk mund të justifikohet në emër të lirive dhe të drejtave.

Ai akuzoi kryetaren e Komisionit të Kuvendit për Liritë dhe të Drejtat e Njeriut për legjitimimin e akteve të tilla, duke nënvizuar se në një shtet demokratik reagimi ndaj kujtdo që gabon bëhet përmes votës dhe drejtësisë, jo përmes dhunës.

Në mesazhin e tij, Braçe paralajmëroi se vendi po futet në një spirale dhune, ku një grusht njerëzish e konsiderojnë sulmin fizik si pjesë të lirive të tyre. Ai kujtoi se Shqipëria ka kaluar periudha të rënda ku dhuna ka marrë jetë njerëzish dhe se nuk duhet të kthehet pas në zgjedhje të tilla.

Deklarata e plotë:

TË SULMOSH TJETRIN FIZIKISHT-DHUNSHËM,

NUK HYN NË LIRITË DHE TË DREJTAT THEMELORE TË TUAT, TË NJERIUT! JOOOO!

Kemi hyrë prej ditësh në një spirale dhune, ku një grusht njerëzish mendojnë se të sulmosh fizikisht-dhunshëm tjetrin hyn në të drejtat e tyre; NUK DUHEN NDALUAR TA BËJNË, SE JU KUFIZOHET LIRIA!

Dëgjoja sot kryetaren e Komisionit të Kuvendit për Liritë dhe të Drejtat e Njeriut ta justifikonte për të disatën herë – për herë të parë e lexova ta bënte në një grup – sulmin fizik si pjesë të lirive e të drejtave të atij që e ndërmerr dhe reagimin ligjor ndaj tij si padrejtësi.

JOOOO, NUK ËSHTË KËSHTU!

Cilido, i zakonshëm apo nën mandate kushtetuese, bën mirë ose jo, gabon, shkel ligjin apo bën faj.

Për të reaguar ndaj tij, ky sistem demokratik që kemi ka legjitimuar VOTËN politikisht dhe DREJTËSINË ligjërisht.

Kjo është bota ku jetojmë ne, në Evropë.

Sulmi fizik e i dhunshëm  qëllesa me gurë e dikujt kundër një tjetri apo të tjerëve është instrument i një bote tjetër, ku ekstremizmi i dhunshëm është sistem politik, fuqi politike e pushtet politik.

Në këtë vend ka pasur luhatje të mëdha, kohë pas kohe, se cilën botë duhet të zgjedhim; jo shumë kohë më parë, tjetri, të tjerët u sulmuan dhunshëm mu në bulevard dhe U VRANË; edhe atë u justifikua si e drejtë e shtetit për të marrë jetën!

I kemi ikur asaj zgjedhjeje dhe kemi bërë mirë!

Ndaj ka shumë rëndësi që dhuna, sulmi fizik, të konsiderohen siç janë: KRIM, jo e drejtë themelore e dikujt kundër një tjetri njeri!

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese