Momenti kur futen në Parlament
Partia Demokratike ka vendosur t'i japë fund bojkotit parlamentar dhe të marrë pjesë në seancën plenare të kësaj të shtune.
Teksa jashtë godinës së Kuvendit protestuesit janë mbledhur dhe kanë qëlluar me vezë makinat e deputetëve, Sali Berisha dhe deputetët demokratë kanë hyrë në Parlament nga porta e Akademisë së Shkencave, duke shmangur përballjen me protestuesit.
Berisha është shfaqur në krye të grupit të deputetëve demokratë dhe ka përshëndetur mediat duke ngritur dy gishtat lart, simbolin tradicional të Partisë Demokratike.
Sondazh
Poll
