Hapësire reklamuese

Aktualitet

Kultivonte drogë në thellësi të kanioneve të Progonatit në Tepelenë, arrestohet në mes të parcelës 57-vjeçari (EMRI)

Shkruar nga Newsbomb
Kultivonte drogë në thellësi të kanioneve të Progonatit
Foto nga 57-vjeçari

Policia e Tepelenës ka arrestuar në flagrancë një 57-vjeçar, i akuzuar për kultivimin e bimëve narkotike në kanionet e fshatit Progonat.

Sipas njoftimit të policisë, në pranga është vënë shtetasi Ilir Muçi, 57 vjeç, banues në Tepelenë.

Ai u kap në thellësi të kanioneve të Progonatit, ku dyshohet se kishte kultivuar në vazo 175 bimë të dyshuara narkotike të llojit Cannabis Sativa.

Njoftimi i Policisë:

Tepelenë/Finalizohet operacioni antidrogë, i koduar “Rrjedha”.

Kishte kultivuar bimë narkotike, në vazo, në mes të kanioneve në fshatin Progonat, arrestohet në vendngjarje, 57-vjeçari.

Asgjësohen 175 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa.

Në vijim të një hetimi me metoda proaktive, të kryer nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë, në koordinim me Prokurorinë, për të dokumentuar me prova ligjore, veprimtarinë kriminale të një shtetasi të dyshuar të përfshirë në kultivim të bimëve narkotike, u finalizua operacioni i koduar “Rrjedha”.

Si rezultat i ndjekjes dhe ndërhyrjes profesionale policore, i dyshuari, shtetasi I. M., 57 vjeç, banues në Tepelenë, u arrestua në flagrancë, në thellësi të kanioneve në fshatin Progonat, në mes të të cilave kishte kultivuar në vazo, 175 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa.

Kontrollet anticannabis vijojnë në të gjithë territorin e qarkut.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese