Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e kësaj të marte në Elbasan, pranë Universitetit “Aleksandër Xhuvani”.
Sipas informacioneve paraprake, një grua ishte duke kaluar rrugën nga njëra anë në tjetrën, kur është përplasur nga një automjet që po qarkullonte në atë segment.
Si pasojë e përplasjes, gruaja ka mbetur e plagosur dhe është transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Elbasanit, ku mori ndihmën e parë mjekësore. Mësohet se ajo është dërguar me ambulancë në repartin e kirurgjisë për trajtim të specializuar.
Ende nuk ka informacion zyrtar se si është gjendja shëndetësore e gruas.
Ndërkohë, policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e plota të aksidentit.
