Hapësire reklamuese

Aktualitet

Aksident në Kukës, e ëma humbi kontrollin e automjetit, lëndohen dy fëmijët 7 dhe 10 vjeç

Shkruar nga Newsbomb
Aksident në Kukës, e ëma humbi kontrollin e automjetit,
Foto ilustruese

Një aksident është regjistruar ditën e sotme në Kukës, prej ku mësohet se kanë mbetur të lënduar dy fëmijë.

Raportohet se rreth orës 13:30 në rrugën “Dituria” të qytetit, shtetësja e identifikuar me inicialet V.D, gjatë kohës që ka qenë duke drejuar automjetin ka humbur kontrollin e tij dhe për pasojë ka dalë nga rruga dhe është përplasur më murin e një subjekti.

Prej aksidentit janë dëmtuar fatmirësisht lehtë, dy pasagjerët, fëmijët e drejtueses së mjetit, të moshave 10 dhe 7 vjeç, të cilët pasi kanë marrë ndihmën e nevojshme mjekësore janë larguar për në banesë.

Grupi hetimor është duke punuar për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese