Hapësire reklamuese

Aktualitet

Ndodh në Tiranë! 4 persona grabisin pikën postare me pistoletë lodër, autorët lënë gjurmë, Policia gjen një makinë të djegur

Shkruar nga Newsbomb
Ndodh në Tiranë! 4 persona grabisin pikën postare me
Foto ilustruese

Një grabitje ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në një nga pikat postare në zonën e Yrshekut në Tiranë.

Burime për mediat bëjnë me dije se katër persona të paidentifikuar kanë grabitur rreth orës 01:10 të ditës së sotme, 3 pako nga magazinat e një poste në Yrshek.

Paraprakisht, rrethanat e ngjarjes mbeten të paqarta, ndërsa bëhet me dije se pas marrjes së pakove, autorët janë zhdukur nga vendngjarja.

Po ashtu as nuk dihet se çfarë përmbanin pakot e grabitura, ndërsa personeli i kompanisë postare po kryen inventarin për të përcaktuar se cilat dërgesa janë marrë, në emër të kujt ishin porositur dhe nga ku ishin nisur.

Hetuesit nuk përjashtojnë mundësinë që në njërën prej pakove të ketë pasur edhe sende të jashtëligjshme, por deri më tani akoma nuk ka diçka të konfirmuar.

Ndërkaq, Policia po vijon punën për identifikimin dhe kapjen e katër autorëve.

Deri më tani mësohet se blutë kanë sekuestruar brenda biznesit edhe një pistoletën lodër që u ka rënë grabitësve. Ndërsa në lagjen “Sorraj”, në Kashar, është gjetur një automjet i djegur, i cili dyshohet se është përdorur nga autorët për të humbur gjurmët.

Pritet të dalin detaje të reja në vijim.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese