Një rrobaqepësi në bulevardin “Gjergj Fishta” në qytetin e Lezhës është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj të marte.
Paraprakisht raportohet se zona e bulevardit “Gjergj Fishta” është mbuluar nga tymi. Ndërsa akoma nuk dihen rrethanat e ngjarjes.
Burime për mediat raportojnë se ngjarja ka ndodhur në një rrobaqepësi e cila ndodhej në katin përdhes të një pallati 10-katësh.
Po ashtu mësohet se në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat e emergjencës të cilat kanë bërë të mundur izolimin e zjarrit, duke parandaluar përhapjen e flakëve në pjesën tjetër të godinës.
Fatmirësisht mësohet se zjarri është vënë nën kontroll brenda pak minutash. Ndërsa raportohet se ngjarja nuk ka kaluar pa dëme materiale.
Pasi situata është marrë nën kontroll, grupi hetimor ka nisur veprimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve të ngjarjes.
VideoCredits: PIK Tv
