Hapësire reklamuese

Aktualitet

Alarm në Elbasan, zjarri i madh rrezikoi banesat, dëgjohen edhe shpërthime

Shkruar nga Newsbomb
Alarm në Elbasan, zjarri i madh rrezikoi banesat, dëgjohen edhe
Zjarri në Elbasan

Një zjarr ka përfshirë pasditën e sotme unazën jugore të qytetit të Elbasanit, ku flakët kanë përfshirë një sipërfaqe toke pranë disa banesave dhe një njësie shërbimi.

Ndërsa bëhet me dije se  pas sinjalizimit, në vendngjarje kanë mbërritur forcat e Shërbimit Zjarrfikës, të cilat kanë nisur punën për izolimin dhe shuarjen e flakëve, me qëllim që zjarri të mos përhapej drejt banesave dhe ambienteve të biznesit aty pranë.

Po ashtu gjatë operacionit të shuarjes janë dëgjuar disa plasura të ngjashme me fishekë, duke rritur shqetësimin për zjarrëfikësit dhe banorët që po ndihmonin ata.

Gjithashtu bëhet me dije se flakët u vunë nën kontroll dhe u shgmang përphapja e tyre.

Ende nuk dihet se cili është shkaku zjarrit, ndërsa pritet që të ketë një reagim edhe nga autoritetet në fjalë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese