Hapësire reklamuese

Aktualitet

Breshër, shi dhe erëra shkatërruese, ngrihet ALARMI për stuhi ekstreme në Ballkan, sa RREZIKOHET Shqipëria dhe Kosova

Shkruar nga Newsbomb
Breshër, shi dhe erëra shkatërruese, ngrihet ALARMI për
Foto ilustruese

Ballkani pritet të përballet me një prej episodeve më të fuqishme të motit ekstrem gjatë kësaj vere, sipas Qendrës Evropiane për Parashikimin e Stuhive.

Kjo e fundit ka lëshuar alarmin në nivelin më të lartë të tij (niveli 3), për një pjesë të rajonit, duke paralajmëruar se stuhi të rrezikshme do të zhvillohen nga e marta deri në orët e para të së mërkurës.

Parashikohet se zonat më të rrezikuara janë jugu i Kroacisë, jugu i Bosnjë-Hercegovonës, Kosova dhe Mali i Zi. Ndërsa sa i përket Shqipërisë ajo përfshihet në zonën e Nivelit 1 të rrezikut, ku priten fenomene të ngjashme, por me shtrirje të kufizuar. Meteorologët paralajmërojnë se situata mund të shndërrohet në një shpërthim të madh stuhish të fuqishme që do të përhapet nga Italia drejt Evropës Juglindore.

Pritet që këto stuhi të sjellin, breshër shumë të madh, erëra me intesitet shkatërrues dhe raste të izoluara të tornadove. Për Ballkanin Perëndimor, përfshirë Kroacinë, Bosnjën, Malin e Zi, Serbinë jugore dhe Shqipërinë, vlerësohet se kushtet atmosferike favorizojnë zhvillimin e stuhive shumë të forta.

Ekziston mundësia që sisteme të fuqishme stuhish të formura mbi Itali të kalojnë adriatikun dhe të godasin rajonin. Përpos Ballkanit alarmi është shpallur edhe në një pjesë të Italisë, Rumanisë dhe Bullgarisë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese