Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim ditën e sotme me banorët e zonës së Thethit ku është duke u diskutuar në lidhje me paketën e maleve.
Ndër të tjera kryeministri ka shpjeguar se çfarë do të thotë pronar jo posedues, duke marrë si shembull një banor të zonës i cili është rijkthyer pë rtë investuar në Theth. Rama shpjegoi se banorët në fjalë janë pronarë sipas zakonit por jo sipas ligjit, dhe sqaroi se pasi ata të marrin lejen dhe pronën me një euro dhe më pas në përfundim të ndëtimit do të marrin edhe hipotekën.
Pjesë nga fjala e Edi Ramës:
Pronar jo posedues që do të thotë ekzkatësisht kjo që ndodh këtu Marjani dhe dy vëllezërit e tij të cilët jam shumë i lumtur që do të lënë Italinë për të ndërtuar bashkarisht dhe për të punuar bashkarisht këtu, janë pronarë të këtij terriori me zakon por kjo pronë sot është shtet. Pra janë pronar që nuk e posedojnë pronën e tyre në kuptimin e ligjit, pra kadastra nuk ka në këtë territor përveçse pronë shtet, është shumë e rëndësishme të kuptohet kjo dhe kjo shpjegon pse ne kemi vendosur atë 1 euron. Sepse në momentin kur Marjani dhe vëllezërit do të marrin lejen, do të marrin dhe pronën me një euro në perimetrin e përcaktuar dhe kur ndërtimi të mbarojë do të marrin hipotekën dhe prona do të bëhet e tyrja.
Ky procesi shpjegon pse historia me fantazma,biznesmenë, oligarkë, alienë që do vijnë nëpër male të marrin tokat e njerëzve që i kanë trashëguar, është historia e njerëzve ose krejt të painformuar ose thellësisjt shpirtzinj, sepse histori tjetër të tillë nuk ka. Nuk ka Zot kur i thonë fjalës, që vjen dhe i merr tokën Marjanit këtu nga qyteti se e sjell këtu qeveria.
Kjo është fantazi e sëmurë, siç është e sëmurë edhe fantazia tjetër që ata që quhen oligarkë kanë shkuar dhe kanë pushtuar toka, nuk kanë pushtuar ata toka.
