Hapësire reklamuese

Kulture & Art

Kontribuoi një jetë në ruajtjen e kujtesës së Luftës Antifashiste, shuhet kryetari i Komitetit të Veteranëve të LANÇ-it, nesër i jepet lamtumira e fundit

Shkruar nga Newsbomb
Kontribuoi një jetë në ruajtjen e kujtesës së
Tomor Asabella

Një lajm i trishtë është mësuar pasditen e kësaj të marte pasi ka mbyllur sytë përgjithmonë një nga njerëzit më të përkushtuar ndaj kujtesës historik, Tomor Asabella.

Lajmi i kobshëm është mësuar nga kryetari i Kuvendit të Shqipërisë Niko Peleshi, i cili përmes një postimi të bërë pasditen e sotme, zemërthyer ka ndarë lajmin.

“Korça humbi sot një njeri të përkushtuar ndaj kujtesës historike dhe vlerave që ai i mbrojti me bindje gjatë gjithë jetës.

Ndarja nga jeta e Tomor Asabellës, kryetar i Organizatës së Veteranëve të LANÇ-it të Korçës, është një lajm i trishtë për familjen, miqtë, bashkëpunëtorët dhe gjithë ata që e njohën nga afër.

Me përkushtimin dhe seriozitetin e tij, ai kontribuoi për ruajtjen e kujtesës së Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare dhe për përcjelljen e këtyre vlerave te brezat.

Ngushëllimet më të sinqerta familjes, Organizatës së Veteranëve të LANÇ-it dhe të gjithë të afërmve.

U prehtë në paqe!” shkruan Peleshi në postimin e tij.

Tomori e përmbushi me përkushtim detyrën e tij në drejtimin e organizatës së veteranëve, duke u kujdesur për nderimin e atyre që sakrifikuan për lirinë e vendit dhe për përcjelljen e kësaj kujtese te brezat e rinj.

I pikëlluar për humbjen e babait të tij, ka reaguar dhe Artur Asabella i cili bën me dije se ditën e nesërme do t’i jepet lamtumira e fundit kryetarit të Komitetit të Veteranëve të LANÇ-it.

“Me hidhërim të thellë ju njoftoj se sot u nda nga jeta babai im Tomor Asabella.

Pritja bëhet tek shtëpia e shërbimit funeral Imperial pranë varrezave të qytetit.

Varrimi bëhet nesër, ditën e mërkurë, data 22 korrik, ora 12:00” shkruan Artur Asabella në postimin e tij.

Newsbomb.al i shpreh ngushëllime familjarëve, miqve dhe të afërmve për humbjen tragjike të njeriut të tyre të zemrës.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese