Hapësire reklamuese

Kulture & Art

Dy vite pa Ismail Kadarenë, gjeniun e letrave që bëri Shqipërinë të flasë me botën

Shkruar nga Newsbomb
Dy vite pa Ismail Kadarenë, gjeniun e letrave që bëri
Ismail Kadare

Sot, 1 korrik, mbushet plot dy vite pa të madhin Ismail Kadare. Kolosi i letrave shqipe, mbylli sytë përgjithmonë mëngjesin e një korrikut të vitit 2024.

Zemra e tij pushoi së rrahuri në moshën 88-vjeçare duke lënë pas një dhimbje te të gjithë ata që patën fatin ta njohin nga afër, punojnë dhe të rriten me shkrimet dhe librat e tij.

Ismail Kadare lindi në Gjirokastër, më 28 janar të vitit 1936. Ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popullor (1970-’82), zv/kryetar i Frontit Demokratik dhe një ndër shkrimtarët më të mëdhenj bashkëkohorë.

Si shkrimtar u shqua kryesisht për prozë, por kontributi i tij u shtri edhe në dramaturgji, poezi dhe përkthime.

Nisi të shkruajë kur ishte ende i ri, fillimisht poezi, me të cilat u bë i njohur, e më pas edhe prozë, duke u bërë prozatori kryesor shqiptar. Veprat e tij janë përkthyer në rreth 50 gjuhë të ndryshme, duke qenë kështu përfaqësues kryesor i letërsisë shqipe nëpër botë.

Në vitin 1996, Kadare u bë anëtar i përhershëm i Akademisë së Shkencave Morale dhe Politike në Francë.

Përgjatë jetës së tij ai u vlerësua dhe nderua me dhjetëra çmime ndërkombëtare, mes të cilëve Çmimin “Man Booker International” më 2005, çmimin “Princ i Asturias” për Artet më 2009 dhe Çmimin “Jeruzalem” më 2015. Viteve të fundit, ai e ndante kohën e tij mes Francës dhe Shqipërisë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese