Hapësire reklamuese

Aktualitet

Gjakoset në mes të Tiranës analisti Ilir Demalia (PAMJE TË RËNDA)

Shkruar nga Newsbomb
Gjakoset në mes të Tiranës analisti Ilir Demalia (PAMJE TË
Gjakoset në mes të Tiranës analisti Ilir Demalia

Analisti dhe gazetari i njohur Ilir Demalia është dhunuar mesditën e kësaj të mërkure në Tiranë. Siç shihet dhe nga pamjet, ai ka marrë dëmtime në pjesën e syrit të djathtë dhe është dërguar me urgjencë në spital.

Gazetari Bledi Mane ka publikuar fotografitë, por nuk dihet shkaku dhe rrethanat e ngjarjes që ka ndodhur në mes të Tiranës.

Pritet që për rastin të reagojnë edhe blutë e kryeqytetit, të cilët do të pyesin analistin për personin apo personat që e kanë dhunuar, në momentin që sapo ka dalë nga apartamenti i tij në Tiranë.

Gjakoset në mes të Tiranës analisti Ilir Demalia (PAMJE TË
Gjakoset në mes të Tiranës analisti Ilir Demalia

"Dhunohet sapo del nga shtëpia e tij në Tiranë analisti 67 vjeçar Ilir Demaliaj, ky i fundit shtetas shqiptar dhe amerikan është tepër aktiv me daljet e tij në ekranet televizive dhe podcaste të ndryshme", shkruan Bledi Mane.

Ndërkohë, newsbomb.al mëson se kanë qenë dy persona që e kanë sulmuar analistin Ilir Demalia, sapo ai ka dalë nga apartamenti i tij. Menjëherë, ai ka njoftuar shërbimet e Komisariatit Nr.3 dhe shërbimin e urgjencës mjekësore.  

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese