GJKKO ka shpallur të pafajshme Majlinda Bufin, kryebashkiaken e Roskovecit, e cila qe akuzuar nga SPAK për përdorimin e funksionit publik për veprimtari politike. Mësohet se gjyqtarja Irena Gjoka është shprehur: “Nuk provohet se e ka kryer veprën penale”.
Kujtojmë se Bufi u hetua dhe gjykata në gjendje të lirë për veprën penale të “Përdorimit të funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore”. SPAK kërkoi dënimin e saj me 1 vit e 6 muaj burg si edhe konvertimin e tij në shërbim prove 2 vite.
Në prill të 2023-shit, Emels Xhaxhaj, kryetar i degës së Partisë Demokratike në Roskovec nga grupimi i Sali Berishës, depozitoi një kallëzim në SPAK për kryebashkiaken Majlinda Bufi. Bufi është e marrë e pandehur për veprën penale “përdorimit të funksionit publik për veprimtari politike”.
Nga analiza e akteve dhe provave të administruara, gjatë hetimeve të kryera për këtë procedim penal, rezulton se e pandehura Majlinda Bufi, në detyrën e Kryetares së Bashkisë Roskovec, në kundërshtim me ligjin, i ka kërkuar shtetasit, G.B, të mos marrë pjesë në votimet për zgjedhjet vendore të 14 Majit 2023 dhe të mos përfshihet në veprimtaritë zgjedhore të partive të tjera politike.
Kryebashkiakja e Roskovecit është denoncuar publikisht gjithashtu dhe nga demokrati Gazment Bardhi lidhur me një tender për karikimin e makinave elektrike me vlerë miliona euro si edhe për ndërtimin e një termocentarali në zonë bujqësore.
