Hapësire reklamuese

Aktualitet

Pengmarrje e stisur në qendrën tregtare në Tiranë, si do të reagonin forcat RENEA nëse një person do të merrej peng (VIDEO)

Shkruar nga Newsbomb
Pengmarrje e stisur në qendrën tregtare në Tiranë, si do
Pamje nga operacioni i improvizuar i RENEA-s

Ministri i Brendshëm Besfort Lamallari ka publikuar së fundmi pamje nga një operacion i improvizuar se si do të reagonin forcat speciale RENEA në rast se do të kishim një pengmarrje në qendrat tregtare të vendit tonë.

Në videon e publikuar shihet skenari i stërvitjes ku fillimisht sinjalizohet një situatë e rrezikshme brenda ambientit të qendrës tregtare, duke vënë në lëvizje menjëherë protokollet e ndërhyrjes së Policisë së Shtetit. Forcat speciale RENEA dislokohen me shpejtësi dhe nisin operacionin për izolimin e kërcënimit dhe garantimin e sigurisë.

Gjatë ndërhyrjes së simuluar, efektivët veprojnë në mënyrë të koordinuar, duke neutralizuar “pengmarrësin” dhe vendosur plotësisht nën kontroll situatën, pa rrezikuar qytetarët.

“Kjo video tregon simulimin e një rasti pengmarrjeje në një qendër tregtare dhe neutralizimin me sukses të kërcënimit nga RENEA, njësia elitë e Policisë së Shtetit. Rasti është simulim, por gatishmëria është më se reale. Në situatat më kritike, kur çdo sekondë ka peshë dhe çdo vendim mund të shpëtojë jetë, në vijën e parë janë gjithmonë ata, efektivët e RENEA-s. RESPEKT”, shkruan Lamallari.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese