Hapësire reklamuese

Aktualitet

Zemra nuk po u mban më, shqiptarët po vdesin nga sëmundjet e lidhura me qarkullimin e gjakut dhe nga pleqëria; më të shpeshta janë te femrat, tumoret po marrin meshkujt (SHIFRAT)

Shkruar nga Newsbomb

Zemra nuk po u mban më, shqiptarët po vdesin nga sëmundjet e

Gjatë vitit 2025, në Shqipëri u regjistruan 21.394 vdekje, duke shënuar një rënie prej 3,2 %, krahasuar me vitin 2024 (22.102 vdekje). Sipas INSTAT, norma bruto e vdekshmërisë në vitin 2025 ishte 910,5 vdekje për 100 mijë banorë, përkundrejt 929,8 vdekje për 100 mijë banorë në vitin 2024.

Të dhënat e vdekjeve sigurohen nga Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile sipas karakteristikave bazë demografike dhe shkakut të vdekjeve. Këto të dhëna bazohen mbi informacionin e marrë nga “skedat e vdekjeve” të plotësuara nga mjeku.

Më pas, të dhënat pastrohen dhe përpunohen duke analizuar një sërë variablash si: përshkrimin me fjalë të sëmundjes, moshën dhe gjininë e personit, si dhe bëhet kodifikimi i shkakut sipas klasifikimit ndërkombëtar ICD -9.

Shkaqet e vdekjeve në vitin 2025:

• 96,7 % e vdekjeve kanë ndodhur si pasojë e shkaqeve natyrale, duke shënuar një rënie prej 0,3 pikë përqindje, krahasuar me vitin 2024;

• 2,2 % si pasojë e aksidenteve, duke shënuar një rritje prej 0,3 pikë përqindje;

• 0,2 % nga vrasjet, në të njëjtin nivel me vitin 2024;

• 0,9 % si pasojë e vetëvrasjeve, në të njëjtin nivel me vitin 2024.

Vdekshmëria foshnjore

Shkalla e vdekshmërisë foshnjore tregon raportin e numrit të vdekjeve për fëmijët nën moshën 1 vjeç gjatë vitit me numrin e lindjeve të gjalla të atij viti, i shprehur për 1.000 lindje të gjalla, raporton Instituti i Statistikave.

• Janë regjistruar 106 vdekje foshnjore në vitin 2025, nga 110 në vitin 2024.

• Në vitin 2025, norma e vdekshmërisë foshnjore është 4,7 për 1.000 lindje të gjalla, duke mbetur e pandryshuar, krahasuar me vitin 2024.

Vdekshmëria sipas grup-sëmundjeve

Klasifikimi Ndërkombëtar i Sëmundjeve dhe Problemeve të Ndërlidhura me Shëndetin "ICD-9" bën grupimin në mënyrë të koduar të 17 grupeve kryesore të sëmundjeve. Kodimi për shkaqet e vdekjeve bëhet nga mjeku dhe përbën burimin më të plotë zyrtar statistikor të sëmundjeve që janë shkak i vdekjes.

• Sëmundjet e aparatit të qarkullimit të gjakut përbënin 52,9 % të totalit të vdekjeve në 2025, në të njëjtin nivel me vitin 2024. Brenda këtij grupi:

o Sëmundjet kronike të zemrës: 42,2 %;

o Sëmundjet ishemike të zemrës: 22,4 %;

o Sëmundjet e enëve të trurit: 18,8 %.

• “Simptoma, shenja dhe sëmundje të papërcaktuara mirë” zënë vendin e dytë të vdekjeve me 20,9%. Brenda këtij grupi, vdekjet nga pleqëria përbëjnë 72,9%.

• Grup-sëmundja “Tumore” renditet në vend të tretë. Brenda këtij grupi:

o Tumoret malinje të aparatit të tretjes: 35,5 %

o Tumoret malinje të aparatit të frymëmarrjes: 23,3 %

o Tumoret malinje të organeve urogjenitale: 14,3 %

Vdekshmëria sipas gjinisë

• Sëmundjet e aparatit të qarkullimit të gjakut përbëjnë shkakun kryesor të vdekjeve për të dyja gjinitë, duke zënë 54,5 % të vdekjeve te femrat dhe 51,6 % te meshkujt.

• Vdekjet nga pleqëria janë më të shpeshta te femrat sesa te meshkujt.

• Tumoret përbëjnë një shkak më të shpeshtë vdekjeje te meshkujt, duke përfaqësuar 17,5 % të vdekjeve te meshkujt, krahasuar me 12,8 % te femrat.

Vdekshmëria sipas moshës

• Për grup-moshën 0-19 vjeç, sëmundjet e aparatit të qarkullimit të gjakut përbëjnë shkakun kryesor të vdekjeve, me 28,5 %, të ndjekura nga sëmundjet që shfaqen në periudhën rreth lindjes, me 22,2%.

• Në grup-moshën 20-44 vjeç, dëmtimet traumatike dhe helmimet përbëjnë shkakun kryesor të vdekjeve, duke zënë 33,3 %, ndërsa sëmundjet e aparatit të qarkullimit të gjakut renditen të dytat me 30,1%.

© Newsbomb.al

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese