Dy shtetas shqiptarë janë dënuar me 18 muaj burg për një vjedhje në një banesë në Blegjikë, ndërsa ghykata vendosi që 12 muajt e dënimit të kthehen në dënim me kusht.
Ngjarja u zbulua rastësisht nga një banor i zonës i cili vuri re dy persona të panjohur brenda shtëpisë së fqinjit të tij të ndjerë dhe njoftoi menjëherë policinë, të vilët mbërritën dhe i arrestuan të dy në flagrancë.
Sipas prokurorisë, dy të arrstuarit mbanin të veshura doreza dhe një elektrik dore ndërsa kishin arritur të merrnin edhe bizhuteri që u përkisnin pronarëve të ndjerë të banesës. Hetimet zbuluan gjithashtu gjurmë të përdorimit të kaçavidës në një dritare, ndërsa një sensor lëvizjeje ishte çmontuar.
Të dy të pandehurit e pranuan autrësinë, ndërsa gjatë seancës gjyqësore avokatja e njërit prej tyre deklaroi se klienti i saj kishte ardhur fillimisht për të punuar në Belgjikë, dhe pasi punoi në sektorin ndërtimit nuk u pagua. Më pas në gjendje të rënduar emocionale ndërmorri veprimin.
“Klienti im punoi për një periudhë në sektorin e ndërtimit, por nuk u pagua. Ai u gjend në një situatë të dëshpëruar dhe përfundoi në atë banesë së bashku me një mik”, u shpreh avokatja.
Mbrojtja theksoi se bëhej fjalë për përplasjen e parë të klientit të saj me drejtësinë dhe kërkoi një dënim me kusht. Edhe i pandehuri tjetër paraqiti të njëjtën kërkesë, sipas mediave belge.
