Hapësire reklamuese

Aktualitet

Vrau dhëndrin para gjyqit, Gjykata e Lartë prish dënimin me burgim të përjetshëm për Mexhit Picarin dhe urdhëron rigjykimin e çështjes

Shkruar nga Newsbomb
Vrau dhëndrin para gjyqit, Gjykata e Lartë prish dënimin me
Mexhit Picari

Gjykata e Lartë  këtë të mërkurë ka prishur vendimin e 12 korrikut 2023 të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë, ku Mexhit Picarin i cili u akuzua për vrasjen e dhëndrit të tij, Kudret Saliaj, u dënua me burgim të përjetshëm.

Mësohet se Gjykata e Lartë, në vendimin e marrë, ka urdhëruar që kjo çështje të rigjykohet nga një tjetër trupë gjykuese e Apelit.

Ky vendim u mor pas rekursit të paraqitur nga avokati Adriatik Cama, i cili mbeti i plagosur gjatë në ngjarjen e 5 viteve më parë. Cama kërkoi nga GJL,  që edhe Dhurata Saliaj, vajza e Mexhit Picarit dhe ish-bashkëshortja e viktimës, të shpallej fajtore për bashkëpunim në vrasje.

Gjykata e Përgjithshme e Apelit në 7 dhjetor 2023, dënoi me burgim të përjetshëm për Mexhit Picarin, i cili akuzohet për vrasjen e ish-dhëndrit të tij më qershor të 2021, Kudret Saliajt.

Vajza e Mexhitit,  Dhurata Picari, e cila u akuzua se në bashkëpunim me të atin vranë  Kudret Saliajn, u dënua me 4 vjet e 6 muaj burgim nga 30 vite që dha Shkalla e Parë.

Si ndodhi ngjarja, zanafilla e konfliktit

Vajza e Picarit, Dhurata ka qenë në proces gjyqësor me bashkëshortin e saj Kudret Saliaj. Avokat i Kudret Saliajt ka qenë ish-prokurori Adriatik Cama.

Të gjitha palët ndodheshin në një lokal pranë Gjykatës, duke pirë kafe pak para se të niste gjyqi. Autori Mexhit Picari ka qenë i ulur në tavolinë me vajzën e tij, ndërsa disa tavolina më tej në të njëjtin lokal, kanë qenë të ulur ish-prokurori Adriatik Cama, bashkë me klientin e tij Kudret Saliaj.

Autori është ngritur nga tavolina e tij dhe ka shkuar në vendin ku ndodhej Kudret Saliaj, duke qëlluar disa herë me pistoletë.

Për pasojë, dhëndri i Mexhit Picarit mbeti i vdekur në vend, ndërsa një plumb në gjoks kapi Adriatik Camën, shkruan neësbomb.al. Ky i fundit ndodhet në Spitalin e Traumës dhe i është nënshtruar një operacioni për shkak se predha e plumbit ndodhet ende në trupin e tij. Pas të shtënave me armë, Mexhit Picari është larguar nga vendngjarja me një mjet tip Hyundai, por është arrestuar nga Policia e Tiranës afro 50 minuta më vonë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese