Pas më shumë se 24 orësh kërkime në liqenin e Batllavës, është nxjerrë ditën e sotme trupi i pajetë i 25-vjeçarit i cili përfundoi në ujë ditën e djeshme.
I riu i identifikuar si Lirim Ruhani, dyshohet se humbi ekulibrin teksa së bashku me familjen e tij lundronte në ujërat e liqenit, e papritmas ka rënë në ujë duke mos arritur të dalë në sipërfaqe.
Pasditen e sotme u konfirmua se ekipet e shpëtimit arritën të lokalizonin e të nxirrnin në sipërfaqe trupin e pajetë të të riut, që pritet të dërgohet në morg.
Në lidhje me ngjarjen tragjike kanë reaguar dhe familjarë të viktimës të cilët kanë bërë publik lajmin e trishtë.
Zemërthyer familja Ruhani ka njoftuar humbjen tragjike të të afërmit të tyre. Ndërsa pritet që në vijm të jepen detaje në lidhje me zhvillimin e ceremonisë mortore.
Reagimi i Ekrem Ruhanit:
Me dhimbje të madhe, familja Ruhani nga Prapashtica njofton familjarët, miqtë dhe të afërmit se më i dashuri ynë,
Lirim Ruhani
ka ndërruar jetë.
Për datën dhe orën e varrimit do t’ju njoftojmë me kohë, pas përfundimit të procedurave të nevojshme.
Nga zemra falënderojmë të gjithë familjarët, miqtë dhe të afërmit që po na qëndrojnë pranë në këto momente të rënda.
Me pikëllim,
Familja Ruhani – Prapashticë.
Newsbomb.al i shpreh ngushëllime familjes Ruhani për humbjen tragjike të djalit të tyre.
