Hapësire reklamuese

Rajoni

Aksident i trefishtë në fshatin Rogovë, pas përplasjes së fortë të makinave 7 persona përfundojnë në spital

Shkruar nga Newsbomb
Aksident i trefishtë në fshatin Rogovë, pas përplasjes
Policia e Kosovës

Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në aksin Gjakovë-Prizren, pranë fshatit Rogovë,  ku 3 makina janë përplasur me njëra-tjetrën, duke lënë të plagosur 7 persona.

Lajmi është konfirmuar dhe nga vetë zëdhënësja e Policisë së Gjakovës Vlera Krasniqi, e cila bëri të ditur se të lënduarit kanë marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Ndërsa raportohet se autoritetet vendase po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

“Sot rreth orës 10:40 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku që ka ndodhur në rrugën magjistrale Gjakovë–Prizren, në fshatin Rogovë. Në këtë aksident janë përfshirë tri automjete dhe si pasojë e përplasjes, shtatë persona kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit kanë marrë menjëherë trajtimin e nevojshëm mjekësor. Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor ka dalë në vendngjarje dhe është duke ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore dhe operative për të sqaruar plotësisht rrethanat dhe shkaqet e aksidentit,” deklaroi Krasniqi.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese