Hapësire reklamuese

Rajoni

Ekspozita për genocidin grek në Çamëri në zemër të Prishtinës, organizatorët publikojnë VIDEON: Kryeministri Albin Kurti nuk ndalet as t'i hedhë sytë

Shkruar nga Newsbomb
Ekspozita për genocidin grek në Çamëri në zemër
Ekspozita për genocidin grek në Çamëri në zemër të Prishtinës

Drejtuesit e Shoqatës Çamëria në Kosovë kanë publikuar një pamje të kryeministrit Albin Kurti, i cili teksa merr pjesë në një aktivitet në qendër të Prishtinës, as nuk ndalet e as nuk përfill ekspozitën për 82-vjetorin e gjenocidit grek ndaj shqiptarëve të Çamërisë.

Kryeministri i Kosovës shihet teksa takon disa persona në holl dhe menjëherë futet për të marrë pjesë në një takim, ndërkohë që fare pak metra më tej ndodhej ekspozita e hapur për Çamërinë.

Kalon si kah "varrezat" kryeministri Albin Kurti, e shpërfill komplet ekspoziten e genocidit grek ndaj shqiptarëve të Çamërisë, lere që nuk u ndal, por iku me shpejtësi sikur kur kalonë pranë varrezave", shkruajnë organizatorët.

82 vite më parë, mijëra shqiptarë të Çamërisë u masakruan dhe u dëbuan, duke lënë pas jetën e ndërtuar ndër breza në tokën e tyre.

Çështja Çame nuk është vetëm kujtimi i një padrejtësie të rëndë historike, por edhe pjesë e pandashme e historisë, identitetit dhe dinjitetit të kombit shqiptar dhe si e tillë jeton në kujtesën tonë kombëtare.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese