Hapësire reklamuese

Rajoni

Autoritetet greke shkatërrojnë plantacionin e drogës, kartmonedhat shqiptare të gjetura ngrenë dyshimet

Shkruar nga Newsbomb
Autoritetet greke shkatërrojnë plantacionin e drogës,
Foto ilustruese

Gjetja e një plantacion i madh kanabisi i fshehur në një zonë pyjore në Korinth të Greqisë, ka rezultuar në dyshimin që në të mund të ketë të përfshirë edhe shqiptarë, pasi në plantacion u gjetën edhe lekë shqiptare.

Prandaj autoritetet kanë ngritur dyshimin se mund të ketë pasur shqiptarë që punonin aty.

Sipas policisë, plantacioni përmbante 336 fidanë kanabisi, nga të cilët mund të prodhoheshin rreth 168 kilogramë marijuanë me një vlerë që arrin deri në 504 mijë euro në treg.

Gjatë operacionit u gjetën gjithashtu 2.2 kilogramë marijuanë, një tendë që përdorej nga rojet e plantacionit, rezerva ushqimore dhe pijesh, si edhe mjete bujqësore dhe plehra kimike. 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese