Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

Lajm i hidhur nga Turqia, ndërron jetë në moshën 35-vjeçare aktorja e njohur e serialeve

Shkruar nga Newsbomb
Lajm i hidhur nga Turqia, ndërron jetë në moshën
Ece ?rtem

Aktorja turke Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si “Isil” në serialin “One Love”, ka ndërruar jetë këtë të hënë në moshën 35-vjeçare.

Ajo është gjetur e pajetë mëngjesin e sotëm në banesën e saj, vetëm një ditë pas festimit të ditëlindjes.

Sipas mediave turke, paraprakisht dyshohet se shkak i vdekjes mund të ketë qenë një atak në zemër.

Ece Irtem u diplomua në Departamentin e Operës dhe Performancës Vokale në Universitetin Yaşar, duke u renditur e treta në klasën e saj.

Gjatë viteve të studimit, ajo pati mundësinë të punonte me emra të njohur sopranoja Aytul Buyuksarac, drejtori i Operas dhe Baletit Shtetëror të Izmirit, tenori Levent Gunduz, Paolo Susanni, Esra Mamac dhe mezzosopranoja Anna Chubuchenko.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese