Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

“Vdekja këputi një lule strugane!” Familja i jep sot lamtumirën e fundit Elmedinës, e reja vdiq dje në aksidentin tragjik në Pogradec

Shkruar nga Newsbomb
“Vdekja këputi një lule strugane!” Familja i jep sot
26-vjeçarja Elmedina Lloga

Elmedina Lloga 26-vjeçarja, të cilës iu ndërpre jeta në lule të rinisë mesditën e djeshme nga një aksident tragjik i ndodhur në aksin rrugor Pogradec-Qafë Thanë, do të përcillet sot në orën 17:30, për në banesën e fundit.

Ceremonia mortore për të renë do të zhvillohet pasditen e sotme në varrezat e fshatit Livadhi, e cila është konfirmuar dhe nga reagime të shumta të bëra në rrjet nga të afërmit e së resë.

“Të nderuar, varrimi i së ndjerës Elmedina Lloga do të kryhet në varrezat e fshatit Livadhi në ora 17:30. Lutjet dhe prezenca juaj ja lehtësoftë rrugën për në jetën e përjetshme” shkruhet në postimin e bërë nga faqja Struga Times.

Në lidhje me ngjarjen e rëndë ka reaguar zemërthyer dhe ish-ministri i drejtësisë i Maqedonisë së Veriut Krenar Lloga, i cili teksa postoi një foto të Elemedinës ku ajo shfaqet si engjëll, bëri një dedikim prekës.

“E paska këputur vdekja një lule strugane në kopshtin e rinisë. Era e dhimbjes që sot kalon mbi brigjet e Strugës, ndërsa qielli numëron një yll më shumë” shkruhet në foton e postuar nga Krenar Lloga.

Postimi i bërë nga Krenar Lloga: 

“Vdekja këputi një lule strugane!” Familja i jep sot
 

Kujtojmë se aksidenti tragjik i ndodhur mesditën e djeshme në aksin rrugor Pogradec-Qafë Thanë ndodhi për shkak të parakalimit të gabuar të bërë nga drejtuesi i mjetit, ku pasagjere ishte Elmedina.

Pas parakalimit të gabuar të “Golfit” me targa maqedonase, mjeti u përplas me një makinë që drejtohej nga një qytetar korçar, duke shkaktuar kështu vdekjen e së resë dhe plagosjen e 4 personave të tjerë.

Newsbomb.al shpreh ngushëllime për familjarët, miqtë dhe të afërmit e Elmedinës për humbjen tragjike të njeriut të tyre të zemrës.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese