Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

TRAGJEDI në Greqi! 3 motra e vëllezër gjenden të vdekur në kontejnerin ku jetonin, flakët shkrumbojnë ndërtesën (DETAJE-PAMJE)

Shkruar nga Newsbomb
TRAGJEDI në Greqi! 3 motra e vëllezër gjenden të vdekur
Pamje nga vendngjarja

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mëngjesin e kësaj të hëne në Konicë të Greqisë, ku një kontejner në të cilin jetonin katër vëllezër e motra, është përshirë nga flakët duke u shkaktuar atyre vdekjen e menjëhershme.

Ngjarja e rëndë mësohet të ketë ndodhur në orën 07:00 të mëngjesit, ku pavarësisht ndërhyrje së forcave zjarrfikëse, brenda kontejnerit janë gjetur të pajetë një burrë dhe tre gra, të moshës 69, 75, 83 dhe 88 vjeç, që thuhet se janë motra dhe vëllezër.

Sipas Agjencisë së Lajmeve të Athinës, të moshuarit jetonin në kontejner prej 3 dekadash, që pas momentin kur një tërmet i madh u shkatërroi atyre shtëpinë. Për rrjedhojë ata për vite me radhë u strehuan në kontejnerin që ndodhej në tokën e tyre, pranë Urës historike të Konicës në qytet.

Fqinjët e të moshuarve kanë reaguar në lidhje me ngjarjen e rëndë, duke zbuluar se të moshuarit jetonin në kushte tejet të vështira jetese,  me mungesë të theksuar të energjisë elektrike.

Ndaj bëhet me dije se hetimet për zbardhjen e plotë të rastit janë shtrirë përtej mundësisë së një shkëndije elektrike.

Raportohet se hetuesit po hetojnë aktualisht nëse zjarri u shkaktua nga një qiri apo nga një llambë me vaj që përdorej për dritë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese