Nëna e Monika Kryemadhit, Fatime Kryemadhi është tërhequr ditën e sotme nga kërkesa për gjykim të shkurtuar, në procesin ku akuzohet për pastrim parash.
Në momentin kur SPAK pritej të paraqiste pretencën përundimtare, Kryemadhi ka kundërshtuar vijimin e procesit me gjykim të shkurtuar, paai deklaroi se nuk e njen veten fajtore, dhe se sipas saj të ardhurat që ajio ka nuk janë marrë në konsideratë nga organi i akuzës.
“Nuk dua gjykim të shkurtuar. Nuk e ndjej veten fajtore. SPAK nuk ka marrë asgjë parasysh nga të ardhurat e mia”, u shpreh ajo para trupit gjykues.
Më tej gjyqtaraja i sqaroi se gjykimi i shkurtuar nuk nënkupton pranimin e fajësisë, por zhvillimin e procesit mbi bazën e akteve dhe provave të administruara deri në atë fazë të hetimit dhe gjykimit. Tashmë pritet që gjykata të vendosë në lidhje me vijimin e mëtejshëm të procedurës.
