Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Digjitalizimi “hyn” në spitale! Ministrja Sala e zbulon: Nga 1 gushti qendrat shëndetësore do të funksionojnë elektronikisht, synohet transformimi i kujdesit onkologjik

Shkruar nga Newsbomb
Digjitalizimi “hyn” në spitale! Ministrja Sala e zbulon: Nga 1
Pamje nga takimi

Nga data 1 gusht, ministrja Evis Sala bën me dije se spitalet publike do të funksionojnë elektronikisht, si pjesë e transformimit të sistemit shëndetësor sipas standardeve ndërkombëtare

Në takimin e mbajtur me Dhomën Amerikane të Tregtisë, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala, prezantoi prioritetet kryesore të reformës në shëndetësi, në fokus të të cilave ishte transformimi i kujdesit onkologjik, reforma farmaceutike dhe digjitalizimin e sistemit shëndetësor, me synim përfarimit të standarteve europiane.

Në fjalën e mbajtur para të pranishmëve Sala bëri me dije se falë konsultimeve të bëra me ekspertë ndërkombëtarë synohet digjitalizimi i shërbimeve si dhe mbikëqyrja e sigurisë së barnave që do të jenë në përputhje të plotë me rregullat e BE-së.

“Është rezultat me kohë të gjatë pune, konsultim e ekspertë ndërkombëtarë që synon harmonizimin e plotë me kuadrin tonë ligjor me direktivën 2001/ 83 të Bashkimit Europian. Ky është momenti që nga ana ligjore të konsolidojnë atë që bëhet në të gjithë Europën, transparencë dhe ekspertizë të mirë profesionale.

Një shtyllë tepër e mirë e kësaj reforme është dhe forcimi i sistemit dhe mbikëqyrjen së sigurisë së barnave që do të jetë një përputhje të plotë me rregullat që janë në Bashkimin Europian” tha ministrja Sala.

Fjala e Evis Salës: Ky institut do të jetë një qendër kërkimore shkencore, do të koordinohet nga rrjeti kombëtar i Onkologjisë që do të përfshijë edhe qendrat e kimioterapisë në rrethe. Dalëngadalë të fillojmë që të decentralizojmë. Projektligji për produkte mjekësore për përdorim në njerëz, përfaqësore më të thellë farmaceutikë.

Është rezultat me kohë të gjatë pune, konsultim e ekspertë ndërkombëtarë që synon harmonizimin e plotë me kuadrin tonë ligjor me direktivën 2001/ 83 të Bashkimit Europian. Ky është momenti që nga ana ligjore të konsolidojnë atë që bëhet në të gjithë Europën, transparencë dhe ekspertizë të mirë profesionale.

Një shtyllë tepër e mirë e kësaj reforme është dhe forcimi i sistemit dhe mbikëqyrjen së sigurisë së barnave që do të jetë një përputhje të plotë me rregullat që janë në Bashkimin Europian.

Postimi i Ministrisë së Shëndetësisë: 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese