Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

U arrestua në Greqi me urdhër të SPAK, biznesmeni Ilir Shtufi refuzon ekstradimin në Shqipëri: Nuk jam i përfshirë në pastrimin e parave

Shkruar nga Newsbomb
U arrestua në Greqi me urdhër të SPAK, biznesmeni Ilir Shtufi
Spak dhe biznesmeni Ilir Shtufi

Biznesmeni shqiptar Ilir Shtufi, i cili u arrestua në Greqi me urdhër të SPAK, pas aksionit ku u godit një grup kriminal që merrej me trafikun e drogës, ka refuzuar ekstradimin drejt Shqipërisë.

Shtufi u arrestua të premten nga autoritetet greke pas një operacioni ndërkombëtar që lidhet me hetime për pastrim parash dhe trafik droge.

Ndërsa  autoritetet shqiptare kanë nisur procedurat për ekstradimin e tij, ndërsa pala greke po shqyrton kërkesën Shtufi, i cili konsiderohet si një nga njerëzt më besnik të Shkëlzen Berishës, nuk pranon të ekstradohet në Shqipëri.

Sot Prokuroria e Apelit të Selanikut vendosi që Shtufi të mbetet në paraburgim derisa këshilli kompetent të vendosë mbi kërkesën për ekstradimin e tij në Shqipëri.

Sipas imediave greke, 53-vjeçari deklaroi para prokurorit se nuk jep pëlqimin për ekstradimin e tij dhe mohoi akuzat, duke pretenduar se nuk ka përfshirje.

Siç është vërtetuar nga hetimi i autoriteteve, 53-vjeçari hyri në Greqi të premten e kaluar nga stacioni kufitar i Kristallopigjit, ndërsa herët në mëngjes të së njëjtës ditë autoritetet shqiptare kryen hetime të koordinuara në vendin e tyre për arrestimin e tij dhe të personave të tjerë të përfshirë në këtë çështje.

53-vjeçari akuzohet "pastrim parash të kryer duke përfshirë fonde të nxjerra nga trafiku i drogës, pjesëmarrje në një organizatë të strukturuar kriminale dhe kryerje të veprave penale nga një organizatë kriminale dhe grupe të strukturuara kriminale".

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese