Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

U ekstradua dy ditë nga Spanja, GJJKO merr vendimin për djalin e Erzen Breçanit

Shkruar nga Newsbomb
U ekstradua dy ditë nga Spanja, GJJKO merr vendimin për djalin e Erzen
Eralbi dhe Erzen Breçani

Eralbi Breçani, djali i ish-drejtorit të policisë së Tiranës, Erzen Breçani, i cili dy ditë më parë u ekstradua nga Spanja, është lënë në burg nga GJKKO.

Breçani, i cili është edhe kunati i Ervin Matës, akuzohet se grupi i strukturuar kriminal që trafikonte lëndë narkotike nga Amerika Latine drejt Europës.

Sipas dosjes së SPAK mësohet se pritësi i lëndës narkotike, financuesi dhe personi përgjegjës për nxjerrjen e sasisë nga Porti ishte Ismail Zeneli. Ndërsa, Artan Sulejmani bashkëpunëtor i Ismail Zenelit, bashkëposedues i 20kg kokainë.

Eralbi Breçani dhe Besmir Murati ishin financues si dhe përfitues nga aktiviteti i paligjshëm. Këta persona nuk kanë bashkëpunuar rastësisht, por nderveprojnë në të paktën dy raste me njëri tjetrin për kryerjen e veprave penale.

Ky grup i strukturuar kriminal karakterizohej nga një organizim i mirë koordinuar dhe një bashkëpunim i ngushtë ndërmjet anëtarëve të tij. Grupi është i përfshirë në trafikimin ndërkombëtar të narkotikëve, ku çdo anëtar ka role dhe detyra specifike, nga financimi dhe porositja, deri te transporti dhe shpërndarja e lëndëve narkotike.

Anëtarët shfrytëzojnë lidhjet e tyre ndërkombëtare, veçanërisht në vendet e Amerikës Latine dhe Evropës, për të siguruar furnizimin dhe transportimin e narkotikëve. Gjithashtu, ata janë të angazhuar në pastrimin e parave të përftuara nga aktiviteti kriminal përmes investimeve të dukshme legjitime, për të fshehur burimin e vërtetë të të ardhurave.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese