Kreu i parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka zhvilluar ditën e sotme një takim me Andrey Kovatchev, zëvendëskryetar i Komitetit për Çështjet e Jashtme për Shqipërinë në Grupin e Partive Popullore Europiane (PPE). Ndërsa bëhet me dije se draf-rezoluta mbi Shqipërinë pritet të miratohet këtë të mërkurë, më 17 qershor, në Strasburg.
Kovatchev, i shoqëruar nga deputetë të Parlamentit të Bullgarisë, në takimin e bërë me Ballën riafirmoi mbështetjen e Bullgarisë për procesin e integrimit europian të Shqipërisë.
Nga ana tjetër, Balla vlerësoi maksimalisht mbështetjen e vazhdueshme të Bullgarisë dhe të PPE-së për rrugëtimin europian të Shqipërisë, duke theksuar se vendi ndodhet më pranë se kurrë realizimit të aspiratës për t’u bërë anëtar i Bashkimit Europian.
Pjesë e diskutimeve të takimit të sotëm mësohet se ka qenë dhe anëtarësimi i Bullgarisë në zonën Euro gjatë këtij viti.
Ndërsa Shqipëria dhe Mali i Zi u vlerësuan si vendet më të avancuara të rajonit në procesin e integrimit europian.
Postimi i Taulant Ballës:
