Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Aksident i rëndë në Lezhë! Makina përplaset me motorin, përfundojnë në spital dy persona

Shkruar nga Newsbomb
Aksident i rëndë në Lezhë! Makina përplaset me motorin,
Foto nga vendngjarja

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur pasditen e kësaj të hëne në zonën e Ishull Shëngjinit, në Lezhë.

Sipas informacioneve paraprake, një automjet është përplasur me një motomjet, në të cilin udhëtonin dy persona.

Si pasojë e përplasjes, dy personat që ndodheshin në motor kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar me urgjencë drejt spitalit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Burime paraprake bëjnë me dije se ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të aksidentit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese