Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Bota

Tronditet Britania! Çifti i homoseksualëve abuzon seksualisht foshnjën që do të birësonin, humb jetën vogëlushi

Shkruar nga Newsbomb
Tronditet Britania! Çifti i homoseksualëve abuzon seksualisht
Çifti i homoseksualëve

Një rast i rëndë abuzimi seksual, ka tronditur Britaninë e Madhe. Një mësues i një shkolle të mesme është shpallur sot fajtor për abuzimin tronditës seksual dhe vrasjen e një foshnje që ai dhe partneri i tij po e birësonin.

Jamie Varley, 37 vjeç, përballet me një dënim me burgim të përjetshëm për vdekjen tragjike të Preston Davey, 13 muajsh, i cili u mbyt gjatë abuzimit seksual.

Partneri i tij John McGowan-Fazakerley, 32 vjeç, menaxher shitjesh për një kompani financiare, u dënua gjithashtu për akuza që përfshijnë shkaktimin ose lejimin e vdekjes së Prestonit dhe pjesëmarrjen e përbashkët në një sulm seksual të pështirë.

Prokurorët thanë se ishte një nga rastet “më tronditëse dhe të tmerrshme” me të cilat janë marrë ndonjëherë.

Çifti pervers Varley dhe McGowan-Fazakerley ishin një çift i respektueshëm nga jashtë, i klasës së mesme që jetonin në një shtëpi të pastër në Blackpool.

Por u zbulua se ata kishin kryer atë që prokurori Peter Ëright KC e përshkroi si 'një mori keqtrajtimesh psikologjike dhe seksuale'.

Varley fillimisht vuri dorën në gojë ndërsa kryetari i jurisë lexoi vendimet,  përpara se të rrëzohej dhe të tërhiqej në bankën e të akuzuarve.

McGowan-Fazakerley qëndroi i palëvizshëm në bankën e të akuzuarve. Wright tha se në vend që t’i jepej një shtëpi e dashur, gjatë periudhës gati katërmujore që ai ishte me çiftin, Preston ishte përdorur si një ‘lodër’ për të kënaqur dëshirat e Varley-t.

Ndërsa juria dha vendimet e saj, gjyshja e Prestonit, Debbie Davey, kërkoi shkarkimin e punonjësve socialë pasi doli në pah se kishte humbur një sërë shansesh për ta shpëtuar atë nga rreziku.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese