Kryeministri Benjamin Netanyahu ka përcjellë një mesazh urimi për presidentin amerikan Donald Trump me rastin e 80-vjetorit të lindjes së tij, duke vlerësuar rolin që ai ka luajtur në arenën ndërkombëtare dhe në forcimin e marrëdhënieve mes Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit.
Në mesazhin e publikuar në rrjetet sociale, Netanyahu theksoi se kjo ditëlindje vjen në një moment të veçantë, ndërsa i uroi presidentit amerikan shëndet, forcë dhe energji për të vijuar drejtimin e vendit.
“Kjo ditëlindje vjen në një kohë të gëzueshme. Ju uroj forcë dhe energji të vazhdueshme ndërsa e udhëhiqni Amerikën drejt një të ardhmeje të ndritur, me paqe përmes forcës”, shkroi kreu i qeverisë izraelite.
Netanyahu nënvizoi gjithashtu rëndësinë e aleancës strategjike mes dy vendeve, duke shprehur bindjen se bashkëpunimi SHBA-Izrael do të vijojë të forcohet edhe më tej në të ardhmen.
Urimi vjen në një periudhë të ndjeshme për marrëdhëniet mes dy aleatëve, teksa zhvillimet në Lindjen e Mesme dhe negociatat për një marrëveshje të mundshme mes SHBA-së dhe Iranit kanë sjellë diskutime të shumta në skenën ndërkombëtare. Sipas raportimeve, Izraeli ka shprehur rezerva për një marrëveshje të tillë, ndërsa situata në rajon mbetet e tensionuar.
