Protestuesit në Sheshin Skënderbej
Me thirrjet “Rama në burg, Berisha në burg”, ka nisur edhe protesta e 15 kombëtare kundër projektit të Zvërnecit.
Mijëra qytetarë kanë marshuar fillimisht nga Sheshi Skënderbej drejt Kryeministrisë. Me pankarta në duar, protestuesit i kanë kërkuar sërish kryeministrit Edi Rama dorëheqjen dhe anulimin e projektit.
Po ashtu, janë bërë thirrje edhe kundër kryedemokratit Sali Berisha, pavarësisht se ky i fundit ka bërë thirrje për pjesëmarrje në protestë.
Më pas pritet që të ketë disa fjalime dhe qytetarët sërish do të marshojnë rrugëve të kryeqytetit për marshim, ku do të iu bëhet thirrje qytetarëve që t’iu bashkohen atyre.
Sondazh
Poll
