Policia e Tiranës ka reaguar mëngjesin e kësaj të diele në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Fresk ku polici i Rrugores, Indrit Sinani kreu vetëvrasje.
Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se Indriti kreu vetëvrasje me armën e shërbimit në orën 01: 25 në zonën e Freskut.
“Më datë 14.06.2026, rreth orës 01:25, në Fresk, në banesë, dyshohet se është vetëvrarë me armën e shërbimit shtetasi I. S., 30 vjeç, punonjës policie.
Grupi hetimor në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore dhe nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e rrethanave të rastit” njofton Policia.
Burime për newsbomb.al bëjnë me dije se Indriti me origjinë nga Tropoja, ka lënë pas gruan dhe vajzën e tij të mitur.
Po ashtu, mësohet se për 8 vite Indriti ka kontribuar në Policinë Rrugore të Tiranës.
Sakaq, bëhet me dije se ceremonia mortore e të riut do të zhvillohet ditën e hënë në orën 13:00 në varrezat e Tufinës.

