Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Marin Mema kryeministër, Fjoralba Ponari dhe Zhaklin Lekatari ministre? Lista e “kabinetit të ri qeveritar” që po qarkullon në rrjet

Shkruar nga Newsbomb
Marin Mema kryeministër, Fjoralba Ponari dhe Zhaklin Lekatari ministre?
Marin Mema, Fjoralba Ponari, Agron Shehaj dhe Zhaklin Lekatari

Prej më shumë se dy javësh rrugët e kryeqytetit mirëpresin çdo pasdite mijëra qytetarë të cilët janë ngritur në protestë duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Në qendër të kësaj revolte qëndrojnë vetë qytetarët, të paktën sipas organizatorëve dhe pjesëmarrësve të cilët sa herë pyeten se kush fshihet pas protestës japin të njëjtën përgjigje: “Qytetarët”.

 Kjo ka bërë që lëvizja të paraqitet si një revoltë e pandikuar nga partitë politike, ndonëse në shesh janë parë vazhdimisht figura të njohura të jetës politike dhe publike si Adriatik Lapaj dhe Arlind Qorri, të cilët përmes aktivistëve dhe thirrjeve të tyre të publikuara në rrjetet sociale kanë inkurajuar qytetarët që të marrin pjesë në protestat e përditshme.

Fillimisht kreu i opozitës Sali Berisha qëndroi jashtë kësaj lëvizjeje, duke mos u përfshirë në protestat që po zhvilloheshin në Tiranë. Megjithatë vetëm ditët e fundit ai u ka bërë thirrje mbështetësve të tij që t’i bashkohen protestës qytetarë, por pa flamuj partiakë, ndonëse një nga sloganet më të dëgjuara shpesh mbetet “Rama burg, Berisha burg”.

Ndërsa protestat vijojnë dhe pjesëmarrja mbetet e lartë, një tjetër zhvillim ka tërhequr vëmendjen. Në rrjetet sociale po qarkullon me shpejtësi një listë që pretendohet se paraqet përbërjen e “qeverisë së re” të quajtur “Shqipëria e re”. Kjo listë është hartuar në format që ngjan me botimet zyrtare dhe mban datën 30 prill 2025, një detaj që ka ngjallur jo pak diskutim.

Në të përfshihen emra të njohur të jetës politike dhe publike, të cilëve u atribuohen poste ministrore dhe drejtimi i një qeverie të re.

Marin Mema kryeministër, Fjoralba Ponari dhe Zhaklin Lekatari ministre?
Lista qe po qarkullon ne rrjetet sociale

Megjithatë deri më tani muk ekziston asnjë konfirmim zyrtar për autencitetin e këtij dokumenti. Nuk dihet se kush e ka hartuar, kush e ka shpërndarë fillimisht dhe nëse ka “aprovimin” e mijëra qytetarëve që dalin çdo ditë në protestë apo është thjesht një produkt i rrjeteve sociale.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese