Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

“Mafiozi i qeverisë nga krahina jonë!” Aktivisti “shpërthen” ndaj Sekretarit të PD: Mul Noka na shkatërroi lumin bashkë me Berishën, në 2018-ën e përzura nga protesta (VIDEO)

Shkruar nga Newsbomb
“Mafiozi i qeverisë nga krahina jonë!” Aktivisti
Arben Kola dhe Flamur Noka

Aktivisti Arben Kola, i cili ka qenë i pranishëm në protestën e sotme, ka bërë një deklaratë të fortë për deputetin e Partisë Demokratike, Flamur Noka. Gjatë fjalës së tij Kola ka kujtuar një përplasje të vitit 2018, duke e cilësuar Nokën si pjesë të "mafies" që ka dëmtuar pasuritë natyrore të zonës së Tropojës.

Sipas tij, ata që sot tentojnë të bëhen pjesë e protestave, dikur ka qenë ai vet me të tjerë banorë që i kanë “përzënë” nga protesta të mëparshme, si edhe janë të njëjtët që përmes vendimeve të shkuara kanë lejuar shkatërrimin e lumenjve përmes ndërtimit të Hidrocentraleve.

“Në 2018-ën, unë me banorë të fshatrave të Tropojës, kemi thirrur një tubim kundër HEC-eve, atij tubimi i është bashkuar një mafioz i qeverisë që e kemi nga krahina, Mul Noka. Dhe në atë kohë mbani mend, e kishim një krah që ishin,Miran Aliaj,  Sajmir Muji, Nikoll Qiriazi, dhe cfarë ndodhi me megafon i kërkova qytetarit Flamur Noka që të shkojë në parlament të iki nga kjo protestë se është e banorëve të zonës pasi ai na ka shkatërruar bashkë me Sali Berishën, na ka shkatërruar lumin”, u shpreh ai.

Kujtojmë se gjatë mandateve të qeverisjes së Partisë Demokratike, Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës miratoi dhjetëra leje koncesionare për ndërtimin e HEC-eve në Luginën e Valbonës dhe në zona të tjera të Tropojës.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese