Kryeministri Edi Rama
PS-ja këtë të premte feston në Sheshin Italia 35-vjetorin e krijimit të saj, ku socialistët janë mbledhur për të marrë pjesë në këtë aktivitet.
Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në këtë takim, ku është pritur nga kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla.
Më pas, ai iu bashkua festimeve të socialistëve, të cilët e kanë pritur me entuziazëm kryetarin e tyre.
Kujtojmë se, vetëm pak metra larg festës së PS-së, qytetarët do të mblidhen në ditën e 13-të të protestës kundër projektit të Zvërnecit.
Sondazh
Poll
