Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Departamenti Amerikan i Shtetit sqaron rastin e Sali Berishës: NON-GRATA nuk është hequr, kemi bërë një përjashtim të përkohshëm!? (REAGIMI)

Shkruar nga Newsbomb
Departamenti Amerikan i Shtetit sqaron rastin e Sali Berishës: NON-GRATA
Ilustrim: Lideri demokrat Sali Berisha

Departamenti Amerikan i Shtetit ka reaguar zyrtarisht për lajmet dhe reagimet e kësaj të enjte, se kufizimi i tij si "person i padëshiruar" për të hyrë në territorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, nuk është hequr por është bërë një përjashtim i përkohshëm.

Në përgjigje të interesit të mediave, DASH ka sqaruar zyrtarisht, se:

“Departamenti i Shtetit ka lëshuar përjashtime (waivers) për disa përcaktime sipas nenit 7031(c), të vendosura nga administrata e mëparshme, pasi dhënia e këtyre përjashtimeve i shërben një interesi kombëtar bindës të Shteteve të Bashkuara.”

Pra, në rastin e ish-kryeministrit dhe liderit të demokratëve, nuk ka një heqje të sanksionit, njohur gjerësisht si "non-grata", por për qëllime specifike është bërë një "falje" e përkohshme për Sali Berishën, për të hyrë përkohësisht në Amerikë.

Një "waivers" në gjuhën diplomatike dhe sipas sqarimit ligjor amerikan, do të thotë se Departamenti Amerikan i Shtetit ka përdorur autoritetin e tij ligjor për të bërë një përjashtim nga kufizimet.

Kjo do të thotë se Sali Berishës i lejohet vetëm një veprim specifik (si për shembull udhëtimi për një qëllim të caktuar) pa e humbur statusin e sanksionuar "non-grata".

Për këtë ka aluduar sot dhe aktivistja konservatore Evi Kokalari, e cila ka theksuar se Sali Berishës i është dhënë një "falje e përkohshme" nga DASH, e njohur në gjuhën diplomatike si "Waivers", sepse ai ka kërkuar një vizë shëndetësore, për qëllime të panjohura.

Në këto kushte, siç theksohet edhe në sqarimin e Departamentit Amerikan të Shtetit, përcaktimi zyrtar i vitit 2021 sipas Nenit 7031(c) nuk është anuluar ose fshirë, por përmes "waiver" është bërë thjesht një përjashtim specifik nga pasojat e atij vendimi (non-grata).

© Newsbomb.al

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese