Piro Ahmetaj, koordinatori për Sigurinë Kombëtare dhe çështjet e NATO-s në Partinë Demokratike, ka hedhur poshtë raportimet se kryetarit të PD-së, Sali Berisha, i është hequr statusi “Non Grata” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Në një koment në Facebook, Ahmetaj shkruan se statusi “Non Grata” për korrupsion familjar, minim të demokracisë dhe të reformës në drejtësi nuk hiqet as me kakofoni folklorike dhe as me lobingje të majme.
Sipas tij, Berishës mund t’i jetë dhënë një vizë 10-ditore për në SHBA, por pretendimet për heqjen e statusit “Non Grata” i cilëson si një supermashtrim.
“Një leximin i ftohtë rreth të kësaj dalldie të radhës:
"nuk është hequr dhe nuk hiqet kurrrësesi as me kakofoni folklorike as me lobingje te majme Non Grata për korrupsion familjarisht, minim të demokracisë si dhe të refomës në drejtësi" !
Gjithësesi bazuar në referencën e amendamentit përkatës, mund të jepet një vizë 10 ditore për foto në DC si dhe inspiruar ushtrinë/veglat e muleshëve, gazeshave, rabsod Gjekmarkaj, etj sylesh që kanë pushtuar/privatizuar dhe përdhunuar të djathtën.
Kaq eshte e gjitha, dhe do e këshilloja veçanërisht të rinjtë mos të përfshiheni në këtë supermashtrim turpërues të radhës”, shkruan Ahmeta një koment në faqen e Vox News.
Kujtojmë që sipas raportimeve të para të publikuara nga gazetari Çim Peka është bërë me dije se Sali Berisha nuk rezulton të jetë më nën statusin “non-grata” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ky lajm u shoqërua menjëherë me reagime në sallën e Kuvendit, ku ishin deputetë të opozitës të cilët e pritën liderin e tyre me duartrokitje.
Vetë Sali Berisha në nëj deklaratë për mediat u shpreh: “Sali Berisha nuk ka qenë kurrë non grata”, duke shtuar se bëhet fjalë për një bllokim të mëhershëm vizash, i cili sipas tij tashmë është hequr. Ai theksoi gjithashtu mirënjohjen e tij, duke nënvizuar se mund të udhëtojë sërish drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Mirëpo, kur u pyet lidhur me familjarët e tij, nëse dhe ata janë hequr nga “lista e zezë” e amerikënëve, Berisha nuk dha asnjë koment.
