Mes debatesh është zhvilluar seanca e sotme plenare. Ku mes deputetëve të opozitës dhe atyre të maxhorancës ka pasur mosmarrveshje për marrjen e fjalës. Niko Peleshi i ka dhënë fjalën deputetit Luçiano Boçi, por kjo nuk është mirëpritur nga kreu dhe deputeti i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, i cili argumentoi se deputeti socialist Ardit Bido iu drejtua atij më parë edhe i duhej që ai të mbante fjalën.
Gjatë këtij momenti ka qenë Klevis Balliu ai i cili ka folur nga vendi duke iu drejtuar Peleshit: “Gjeji vendit atij, i ka ndërprerë fjalën”
Më tej pas përfundimit të fjalës së Luçiano Boçit ka folur vetë Klevis Balliu i cili gjatë fjalës së tij ka akuzuar maxhorancën se ata kanë “infiltruar” njerëz në protestë për të bërë thirrje kundër Berishës.
“dhe të gjithë ata të infiltruarit tuaj që shkojnë atje edhe kërkojnë burgun tani përgjigjen ia dhanë ata që duhet t'ia jepnin se nga goja juaj asgjë nuk besohet”, është shprehur ai.
Klevis Balliu: "Malin me shpifje që keni sponsorizuar për t’u hakmarrur ndaj Sali Berishës, se ju hodhi tuç partinë e punës së Enver Hoxhës që ju përfaqësoni, ra poshtë. Mali me shpifje që e sponsorizuat me paratë e Aleks Soros e Goeorge Soros, ju ra poshtë. Të gjithë atë dokumentacion që nuk latë gjykatë pa e çuar ju ra poshtë.
Sot Sali Berisha mbetet politikani më i hetuar në botë që doli i pastër më i pastër se çdo politikan që hyn e del në këtë sallë, në të gjithë rajonin nuk a njeri më të hetuar në të gjithë europën nuk ka njeri më të hetuar, dhe të gjithë ata të infiltruarit tuaj që shkojnë atje edhe kërkojnë burgun tani përgjigjen ia dhanë ata që duhet tia jepnin se nga goja juaj asgjë nuk besohet. Sa i përket qytetarëve që kanë dalë atje, nuk është çështje më për diskutim, nuk është çështje a do ikni a s’do ikni çështja është do ikni me të mirë, apo do ikni t’u marrin zvarrë nga këtu se keni gjithë këto vite që i nxini jetën”
