Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Ish-deputeti i PD-së i del në krah Ben Blushit dhe shpërthen ndaj kritikuesve pro protestës: S’kanë nder e as familje! Sillen si komunistë

Shkruar nga Newsbomb
Ish-deputeti i PD-së i del në krah Ben Blushit dhe shpërthen ndaj
Edmond Spaho dhe Ben Blushi

Ish-deputeti i PD-së, Edmond Spaho, i ka dalë në krah ish-deputetit dhe shkrimtarit Ben Blushi, i cili shpërtheu ndaj atyre që e kanë sharë dhe ofenduar për shkak të qëndrimit të tij në lidhje me protestën e Zvërnecit.

Spaho shkruan se kritikët pro protestuesve nuk “kanë as nder, as dinjitet, as turp, as familje”, pasi sipas tij i përkasin së majtës ekstreme dhe janë armiqtë më të mëdhenj të dijes.

Per ta ka vetem nje bote, bota e tyre. Po nuk mendove dhe veprove si ata, ne perputhje me nenin 55 per agjitacion e propogande, duhesh damkosur, poshteruar, diskredituar nese nuk te jepet mundesia per ta internuar dhe pushkatuar”, thekson ai në postimin e tij.

Më tej, ish-deputeti nënvizon në postimin e tij se të gjithë ata që dalin kundër po sulmohen dhe diskreditohen në rrjetet sociale.

Postimi i plotë:

Nuk kane as nder, as dinjitet, as turp, as familje sepse e majta ekstreme mjet beteje dhe ekzistence ka te jetuarin ne bashkesi dhe pushken. Argumenti, llogjika, libri dhe cdo forme e dijes jane armiqte me te medhenj te tyre.

Ne mungese te pushkes perdorin sharjet, denigrimin, poshterimin, ofendimet, TQR dhe gjithe arsenalin e vulgut, haxhiqamilisteve, rrugaceve, anonimeve, injoranteve, fondamentalisteve, shpifesve, dhe pjeses me te ulet te shoqerise sone qe fshihet ne llogoret e FB.

Per ta ka vetem nje bote, bota e tyre. Po nuk mendove dhe veprove si ata, ne perputhje me nenin 55 per agjitacion e propogande, duhesh damkosur, poshteruar, diskredituar nese nuk te jepet mundesia per ta internuar dhe pushkatuar.

Ky takem do na sjelle Shqiperine e Re!

Si ne vitin 1945!

Shqiperia e Shqiptareve, Vdekje Tradhetareve!

TQR!

Ish-deputeti i PD-së i del në krah Ben Blushit dhe shpërthen ndaj
Postimi i Spahos

 

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese