Sot shënohet dita e 10-të që mijëra shqiptarë “derdhen” nëpër Tiranë duke protestuar kundër investimeve amerikane në Zvërnec, ndërsa mesa duke tubimi i cili thuhet se është organizuar nga vetë qytetarët, po shfrytëzohet nga opozita.
Kjo pasi mësohet se së fundmi kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka depozituar zyrtarisht në Kuvend një paketë ligjore përmes së cilës kërkohet bashkimi dhe mbrojtja e Kushtetutës me frymën e integrimit në Bashkimin Europian.
Konkretisht mësohet se PD ka kërkuar me urgjencë:
-Shfuqizimin e ligjit për Investimet Strategjike (atë që helmon Zvërnecin e bregdetin).
-Shfuqizimin e ndryshimeve në ligjin për Zonat e Mbrojtura.
-Shfuqizimin e ligjit për "Paketën e Maleve".
-Shfuqizimin e disa dispozitave në ligjin për Trashëgiminë Kulturore.
Por mesa duket Partia Demokratike nuk është mjaftuar me kërkesa e sipërpërmendura.
Përmes deputetes Ina Zhupa, mësohet se ata kanë depozituar edhe një kërkesë për interpelancë urgjente me Ministrin e Mjedisit, Sofjan Jaupi, për të kërkuar një ballafaqim për zonat e mbrojtura.
Si të mos mjaftonin lëvizjet e demokratëve, të cilët qartazi po shfrytëzojnë protestën e qytetarëve duke e kthyer atë në politike, si zakonisht, edhe partia Lëvizja Bashkë mësohet të ketë shfrytëzuar rastin.
Deputeti i “ Lëvizja Bashkë”, Redi Muçi, ka depozituar në Kuvend thuajse të njëjtin tekst, të njëjtat kërkesa me të njëjtat argumente.
-Shfuqizim për Paketën e Maleve.
-Shfuqizim për Investimet Strategjike.
-Shfuqizim për Zonat e Mbrojtura.
Edhe pse qytetarët që prej dhjetë ditësh zbarkojnë poshtë zyrës së Edi Ramës e kanë “bërtitur” që protesta është jopolitike, mesa duket politikanët opozitarë nuk i kanë kuptuar akoma thirrjet e mijëra personave që prej fundit të majit “derdhen” nëpër kryeqytet.
