Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Jahaj nderon me çmim socialisten, deputeti kujton me shaka se si Balla “i mori nga duart” shansin e artë, plasin të qeshurat në Fier

Shkruar nga Newsbomb
Jahaj nderon me çmim socialisten, deputeti kujton me shaka se si Balla
Klevis Jahaj në aktivitetin në Fier, Taulant Balla

I pranishëm në aktivitetin e 35-vjetorit të themelit të Partisë Socialiste që po zhvillohet sot në Fier, i pranishëm ishte dhe deputeti i këtij qarku, Klevis Jahaj i cili mes batutave dekoroi me çmim përfaqësuesen e Asamblesë Kombëtare, Xhemile Metën.

Teksa mbante fjalën e tij para të pranishmëve, Jahaj kujtoi dhe kontributin e jashtëzakonshëm që Idajet Beqiri ka dhënë për Partinë Socialiste për të cilin tha se shansin për ta dekoruar me çmim “ia mori nga duart” Taulant Balla, në njësinë pesë. Një moment ky që u shoqërua me të qeshura nga të pranishmit.

“Para se të shkoj te personazhi që do të nderoj, doja të përmendja edhe profesorin Idajet Beqirin i cili është dekoruar me medalje të artë për kontributin e jashtëzakonshëm si kryetar i parë i PS dhe kryetar i parë i bashkisë, na e mori nderin Taulant Balla që e dekoroi në njësinë pesë” u shpreh me humor Klevis Jahaj.

Më tej, deputeti i qarkut të Fierit vijoi duke nderuar me çmim Xhemile Metën e cila shprehu mirënjohje për kontributin dhe mbështetjen e qytetarëve në ecurinë dhe suksesin e Partisë Socialiste.

Fjala e Klevis Jahaj: Forca më e madhe e familjes sonë janë pikërisht njerëzit e thjeshtë, janë ata njerëz që për 35 vite kanë mbështetur Partinë Socialiste.

Para se të shkoj te personazhi që do të nderoj, doja të përmendja edhe profesorin Idajet Beqirin i cili është dekoruar me medalje të artë për kontributin e jashtëzakonshëm si kryetar i parë i PS dhe kryetar i parë i bashkisë, na e mori nderin Taulant Balla që e dekoroi në njësinë pesë. Kam nderin të ftoj Xhemile Meta, një përfaqësuese e denjë e Asamblesë Kombëtare dhe kontributore e jetës sociale dhe politike në Mallakastër.

Xhemile Meta: Mirënjohje për të gjithë ata socialistët që na kanë ndjekur në momente të vështira, gëzuar 35-vejtorin të gjithë socialistëve.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese